Besart Berisha nuk ka të ndalur, shënon dy gola dhe dhuron një asistim në Australi

Ka përfunduar ndeshja mes Melbourne Victoryt dhe Western Unitedit.

Ndeshja e vlefshme për elitën e futbollit australian i takoi Western Unitedit me rezultat të ngushtë, 3:4.

Dy gola për skuadrën fituese i ka shënuar edhe sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha.

Përveç dygolëshit, ish-reprezentuesi i Kosovës ka dhuruar edhe një asistim.