Besart Berisha merr çmimin e dekadës në Australi

Ish-përfaqësuesi i Kosovës, Besart Berisha është zgjedhur lojtari i dekadës në Australi.

Kështu kanë votuar tifozët në shtetin/kontinent, duke u bazuar në paraqitjet e Berishës, i cili edhe zyrtarisht vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirë në histori të A-League, shkruan Blic.

Këtë sukses ai e arriti te skuadrat, Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe së fundmi te Western United.

Kujtojmë se Berisha pati goxha kundërthënie me ish-selektorin Bunjaki, i cili më vonë edhe nuk e ftoi fare futbollistin në fjalë.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse ai edhe më tutje do të vazhdojë të qëndrojë në Australi, apo do ta mendoj largimin nga aty.