Besart Berisha kërkon rastet për t’i shënuar Turqisë

Besart Berisha ka ardhur për herë të dytë radhazi për të luajtur për Kosovën në ndeshje kualifikuese.

Ai shpreson që këtë herë t’i krijohet mundësia për të shënuar gol.

“Dëshirë kam. Me Islandën nuk kam pasur shumë raste, shpresoj që këtë herë të kam dhe të shënojë”, tha Besart Berisha pas stërvitjes së sotme, raporton Gazeta Olle.

Edhe Atdhe Nuhiu beosn se do të shënojë edhe golin e dytë në fanellën e Kosovës.

“Për krejt duhet me besuar se do të shënojmë. Dallimi është se Turqia është më e fortë se sa Islanda. Shpresoj të perforojmë më mirë. Detyrë e re për ne të dielën”, tha ai.

Ylli i Vitesses, Milot Rashica, kërkon të japin maksimumin.

“Çdo ndeshje mundohem me dhënë maksimumin, jo vetëm këtë ndeshje, por në secilën duam të japim maksimumin”, tha vushtrriasi.

Kosovë – Turqi, luhet më 11 qershor në SHkodër.

besartt

kosova 7878