Besart Berisha do të largohet nga Australia

Golashënuesi më i mirë në histori të A-League të Australisë, Besart Berisha, do të largohet nga vendi dhe do të kthehet në Gjermani në një përpjekje për të nënshkruar një kontratë njëvjeçare.

Berisha është duke pritur për konfirmimin e fluturimit, por shpreson të udhëtojë përsëri në Evropë javën e ardhshme. Si një lojtar pa kontratë, ai ende mund të nënshkruajë për një klub nëse i ofrohet një marrëveshje edhe nëse afati kalimtar është i mbyllur.

ulmuesi i rritur në Gjermani, shënoi 142 gola në dekadën e tij në A-League, një magji e cila filloi kur trajneri Postecoglou e transferoi në Brisbane Roar. Në Queensland, ai ishte pjesë e ekipit të shkëlqyer të Brisbanet, i cili ishte i pari që fitoi dy tituj rresht në A-League – më 2011 dhe 2012. Pas Brisbanet, Berisha shkoi në jug për t’u bashkuar me trajnerin Muscat te Melbourne Victory, duke i ndihmuar që ta fitojnë titullin e kampionit në vitin 2015 dhe 2018.

A-League: Besart Berisha on the hunt for new club | news.com.au —  Australia's leading news site

Berisha pati një periudhë të shkurtër dhe të pakënaqshme te Hiroshima Sanfrecce në J-League të Japonisë, para se të kthehej për të qenë pjesë e skuadrës së parë perëndimore që u paraqit ndonjëherë në A-League, Western Unitedi.

Sulmuesi karrierën e nisi tek ekipi pak i njohur në Gjermani, Tennis Borussia Berlin në vitin 2003, kurse pas një viti u transferua te Hamburgu. Ai, gjithashtu, karrierë në Evropë bëri edhe te skuadrat Aalborg, Horsens, Burnley, Rosenborg e Arminia Bielefeld përpara se të zhvendosej në Australi në vitin 2011. Berisha në dy raste, është shpallur edhe golashënuesi më i mirë në A-League, në sezonin 2011/12 dhe 2016/17.

Berisha wants to prove a point to Victory | Southern Highland News |  Bowral, NSW

Prej vitit 2006 deri në vitin 2009, e përfaqësoi Shqipërinë ku shënoi një gol në 17 ndeshje, ndërsa në vitin 2017 vendosi të luante për Kosovën, shtet për të cilin ka vetëm një paraqitje.

Formacioni i ‘çmendur’ i Man Cityt me Ronaldon nën urdhrat e Guardiolas

Greqia publikon listën e të ftuarve ndaj Kosovës