Besar Musolli ndahet pas tetë vitesh me Kukësin, pritet zyrtarizimi tek Gjilani

1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 vjet. Kjo është periudha e Besar Musollit të kaluar tek Kukësi.

Mesfushori llapjan ka konfirmuar vetë ndarjen me kukësianët.

Ai pritet ta vazhdojë karrierën tek Gjilani, ku prezantimi mbetet çështje kohe.

“Çdo fillim e ka dhe një fund dhe për mua ka ardhur momenti që rrugëtimin me Kukësin dhe Superioren ta mbyll këtu. Jam i lumtur që në 8 vite tek Kukësi kam arritur të fitoj gjithçka, të derdh lot gëzimi, të ngre trofe dhe të shkruaj historinë në Europë, e mbi të gjitha të mbaj në krah shiritin e kapitenit, i cili për mua peshon shumë. Jam i lumtur dhe ndihem krenar që në çdo stadium ku kam shkelur kam gjetur mikpritjen e të gjithë tifozëve dhe kam pasur respektin e tyre. Nuk kam asnjë fjalë tjetër veç falënderimeve”, ka shkruar Musolli, raporton Gazeta Olle.