Besar Halimi: Kosova po kthehet në formën e dikurshme

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, ka folur për media pas përfundimit të takimit me Greqinë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka thënë se ekipi duhet të shfrytëzojë rastet më shumë ndërkohë që ka shtuar se ka shpresë që lojtarët e tjerë do arrijnë rezultat pozitiv me Spanjën pasi që ai do të mungojë për shkak të grumbullimit të kartonëve.

“Me top ishim mirë por në 16-shin e tyre nuk ishim 100% të rrezikshëm të japim gol. Prapë se paprë kemi treguar se kemi rikthyer formën e mëhershme dhe besoj se mund të vazhdojmë kështu”, tha ai.

“Kam shpresë në lojtarët tjerë. Ju uroj suksese dhe do Zoti e marrim një pikë”, shtoi Halimi.

Challandes: Jam i lumtur me paraqitjen dhe mentalitetin e Kosovës

Hadërgjonaj: Merituam të merrnim rezultat pozitiv