Besar Halimi kalon në Ligën e Dytë të Anglisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Championshipit anglez (Liga e Dytë e Anglisë), Brendford.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e Stuttgart Kickers, pjesë e të cilëve ishte Halimi. “Kicker ka arritur marrëveshje me Brentfordin për Halimin”, tha Hans-Georg Fields për Bild, shkruan GazetaOlle.com.

Halimi ishte pjesë e Stutgart Kicker në Ligën e tretë të Gjermanisë, kurse me Brentfordin nënshkroi për 750 mijë euro.

Halimi ishte asistueri më i mirë në Ligën e tretë të Gjermanisë. Ai luajti për Kosovën në miqësoret me Werder Bremenin dhe Eintracht Frankfurtin. (Gazeta Olle)