Besa: Vëllezërit Gashi i kanë marrë paratë e kontratës për sezonin e ardhshëm

Afati kalimtar i verës e sjell një tjetër përballje mes Besës dhe Istogut. Nëse në janar Mark Milicaj ishte mollë sherri, tani janë vëllezërit Dugagjin e Fatlum Gashi, për të cilin rivalët e Dukagjinit kanë nisur betejën e re.

Derisa ata kanë nënshkruar kontrata 1-vjeçare me Istogun, klubi pejan del në skenë duke thënë që vëllezërit Gashi i kanë marrë paratë e kontratës për edicionin 2015/16.

“Ne e kemi pasur të kryer marrëveshjen me Dugagjin Gashi dhe Fatlum Gashi, të cilët madje i kanë marrë edhe mjetet financiare të kontratës. Megjithatë, le të luajnë ku të dojnë sepse ne kemi mjaft lojtarë cilësorë”, deklaroi zyrtari i Besës, Shkumbin Gashi, për GazetaOlle.com.