Klubi i hendbollit Besa nga Peja, i cili vitin e kaluar nuk arriti të shpallet kampion në hendbollin kosovar, ka njoftuar për transferimin më të ri.
Për të rivalizuar kampionët e Rahovecit, pejanët janë duke synuar të sjellin cilësi në skuadrën e tyre. Transferimi më i fundit vjen nga jashtë shtetit, ku polaku Jakub Cweka ka zbarkuar në Karagaç.
Kuba vjen nga Seria A Gold e Italisë dhe është një nga lojtarët më cilësorë aktualisht në hendbollin kosovar.