Besa do t’i kënaqë tifozët

Besa e Pejës po vazhdon përgatitjet në Durrës, ndërsa portieri i kësaj skuadre, Flamur Neziri thotë se gjatë pranverës do t’i kënaqin tifozët e tyre.

Pejanët kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore. “Duke marrë parasysh ndeshjet që i kemi zhvilluar, jam i knaqun me angazhimin dhe përgatitjen e ekipit. Jemi një grup shumë i fortë me konkurrencë në çdo repart. Në këtë sezon do t’i kënaqim tifozët me lojëra të mira”, tha ai për Gazetën Olle.

Neziri shton se fjalën kryesore do ta thonë në fushë. “Besa me këtë grup të lojtarëve, me menaxhimin e mirë që po bëhet nga trajneri Arbnor Morina, së bashku me kryesinë e klubit, të cilët janë gjithmonë afër neve dhe janë shumë korrekt në çdo aspekt, ne do ta ndjekim titullin dhe do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit. Fusha do t’i tregon të gjitha”.

Besa synon titullin e kampionit. (Gazeta Olle)