Besa tallet me Istogun

Besa është tallur me Istogun përmes faqes zyrtare në Facebook, duke e postuar një foto me një shkrim mjaft provokues për rivalët nga Dukagjini.

“Kjo është skena e cila tmerroi dhe gjunjëzoi Toftat dhe Gjim(b)at në Pejë”, shkroi faqja pejane, duke ia bashkuar fotografinë e momentit të shënimit të golit të fitores nga Qëndrim Dautaj.

Ndryshe, Besa e Istogu do të përballen edhe këtë fundjavë dhe ky takim pritet të jetë edhe më i nxehtë. /Gazeta Olle