Besa shkroi historinë

Fitorja e sotme e Besës në kryeqytet ka qenë historike për këtë skuadër. Pavarësisht fuqisë në futbollin kosovar në periudhën e pasluftës, Besa nuk e ka mposhtur asnjëherë Prishtinën në kuadër të ndeshjeve kampionale.

E këtë e arriti sot, duke e thyer tabunë 15-vjeçare falë fitores 4:2.

Këto tri pikë e lënë Besën në garën për titull kampion, kur jemi dy xhiro para fundit të edicionit.