Besa pret Prishtinën në miqësore

Dy skuadrat e vetme që nuk e kanë provuar asnjëherë Ligë e Parë, Prishtina dhe Besa do të zhvillojnë një ndeshje miqësore mes vete.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën (nesër) në Pejë, në fushën e re me bari artifical, transmeton Gazetaolle.com.

Besa dhe Prishtina njihen për rivalitet të madh dhe kjo ndeshje edhe pse miqësore pritet të jetë interesante.

Përballje mes dy skuadrave me më së shumti trofe pas luftës do të fillojë në ora 13:00. /olle/