Besa po shkëlqen

Besa e Pejës vazhdon shkëlqimin në ndeshje miqësore.

Pas fitores ndaj Feronikelit me shifrat 3:1, barazimit me Jedinstvon (1:1), ekipi i trajnerit Arbnor Morina, e ka mundur Albpetrolin me rezultat 3:1.

Mensur Duraku, Kastriot Rexha dhe Mark Milicaj ishin shënues për ekipin nga Rrafshi i Dukagjinit, ekip që në këtë edicion do të ‘luftojë’ për titullin e kampionit.

Besa tash e disa ditë ndodhet për përgatitje në Durrës të Shqipërisë.