Besa nuk njeh kundërshtarë

Kampioni në fuqi në hendboll Besa Famiglia ka vazhduar serinë pozitive të fitoreve duke mos njohur fjalën humbje.

Kësaj radhe pejanët kanë arritur ta mposhtin Prishtinën, si mysafire me rezultat bindës 33:24, duke e konfirmuar edhe një herë që janë ekipi i paarritshëm nga ekipet tjera.

Me të filluar pjesa e parë mysafirët treguan se pikët e plota do të shkonin në Pejës, duke arritur që ta mbyllin 30-të minutëshin e parë në favor të tyre me rezultat 17:10.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme ku pejanët vetëm shtuan rezultatin për të arritur fitore me nëntë gola diferencë 33:24. Në ndeshjet e tjera Kastrioti mposhti me lehtësi Dritën me rezultat 36:26. Vushtrria në shtëpi nuk ka arritur më shumë se një barazim 27:27 ndaj Zhegrës. Drenica ka arritur fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mposhtur Samadrexhën me rezultat 45:39.

Edhe skuadra gjakovare Vëllaznimi, ka marrë pikët e plota në palestrën “Shani Nushi”, pasi mposhti Trepçën me rezultat të ngushtë 31:27.

auto_hendbolli_rezultatet1461518716