Besa nuk ndalet

Besa Famiglia nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe pse e ka siguruar pothuajse titullin e kampionit, Besa nuk dështoi as në udhëtimin e radhës, duke e mposhtur Samadrexhën me tetë gola dallim (35-43).

Prishtina e mposhti pa problem Vëllaznimin, kurse Kastrioti ishte më i mirë se Zhegra. Ndërkaq, ndeshja interesante ndërmjet Drenicës dhe Kosovës së Vushtrrisë përfundoi në të mirë të Kuqezinjve.

Rezultatet

Prishtina – Vëllaznimi              43-28

Kastrioti – Zhegra                       35-31

Drenica – Kosova (V)                 39-37

Samadrexha – Besa Famiglia  35-43

Tabela

Besa Famiglia 47

Prishtina 36

Kosova (V) 31

Kastrioti 30

Samadrexha 17

Zhegra 10

Vëllaznimi 10

Drenica 9