Besa – Llapi 0:3? Vjen vendimi i Shkallës së Dytë të Komisionit për Ankesa (FOTO)

Shkalla e Dytë e Komisionit për Ankesa në Federatën e Futbollit e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar ankesën e KF Llapi.

Klubi llapjan është ankuar për ndeshjen finale të Kupës me Besën, të humbur me penallti.

Ata kanë kërkuar që Albert Dabiqaj, lojtar i Besës, nuk ka pasur të drejtë loje, pasi sipas tyre, ka mbushur 20 vjet pa filluar kampionati.

besa

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Shkalla e Dytë ka prapësuar ankesën e Llapit, dhe ka konsideruar se Dabiqaj ka pasur të drejtë loje.

Ata kanë mbajtur në fuqi vendimine Shkallës së Parë, të cilët kishin marrë vendim të njëjtë.

Kështu, tani edhe njëherë konfirmohet Besa fituese e Kupës, kurse Prishtina si pjesëmarrëse në Ligën e Evropës.

llapi besa papuqi llapi besa llapi besa llapi besa