Besa-Istogu, rikthehet mini-derbi i nxehtë Dukagjinit

“Shahin Haxhiislami” hap përsëri dyert për një ndeshje që ka filluar të mbërthejë në vete një rivalitet të madh të dy skuadrave dukagjinase, Besës dhe Istogut.

Të dy taboret shprehen optimiste për ta nisur kështu me ‘të djathtën’ fazën e tretë të garave, e cila do të jetë shumë e vështirë për objektivat që ia kanë vënë vetes.

Mbrojtësi vendës, Florent Papuçi, thotë që Besa do të luajë vetëm për fitore. “Loja zgjatë 90 minuta dhe nuk i dihet kurrë, mirëpo ne do të luajmë vetëm për fitore sepse e duam titullin kampion.”, theksoi Papuçi për Gazetaolle.com.

E barazimin e konsideron rezultat pozitiv pejani i Istogut, Kushtrim Gashi. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ku edhe barazimi do të jetë pozitiv për ne. Shpresoj që do t’ia dalim”, deklaroi Gashi.

Ndeshja fillon prej orës 14:00 ndërsa nga Istogu pritet të nisen qindëra tifoza bardhekaltër.