Besa i kundërpërgjigjet Hajvalisë

Pas fitores së shënuar në kryeqytet me rezultat 3:1, skuadra e Besës ka shfrytëzuar profilin zyrtarë në ‘Facebook’, me një komunikatë drejtuar mediave.

Në këtë komunikatë thuhet se skuadra pejane ka dominuar në këtë ndeshje dhe është mëkat të minimizohet fitorja e tyre.

Të indinjuar nga reagimi i pa kontrolluar, shpifës dhe tendencioz nga ndihmës treneri i KF Hajvalia Ismet Munishi, ne KF Besa lëshojmë këtë komunikatë.

1.Me qellim të minimizimit te fitores me se te merituar te KF Besa ndaj KF Hajvalia, treneri i palicencuar mundohet te etiketoj njerës dhe struktura të niveleve te ndryshme, gjoja se ata po kurdisin deshtimin e gladiatorve të trenerit pa licencë. U pa edhe ne transmetim te drejtperdrejt dhe ne analizen e lojes se KF Besa dominoj ne te gjitha aspektet ndaj KF Hajvali dhe shenoj 3 gola jashtezakonisht te rregullt,andaj eshte mekat te minimizohet angazhimi i pashoq dhe suksesi i djemëve të KF Besa.

2.Treneri pa licencë Ismet Munishi duke sulmuar FFK-në dhe kryetarin z.Fadil Vokrri, komesarin e ligës z.Ismet Ahmeti dhe shoqaten e referve mundohet te mbuloj mos suksesin e tij personal dhe leshohet ne deklerata pa fakte, te pamatura,teper te demshme per te ardhmen e futbollit Kosovar.

3.Treneri pa licencë Ismet Munishi deklaron se komesari I liges z.Ismet Ahmeti qenka sekretar ne KF Besa.Kerkojm nga ky shpifës I pa kontroluar te na dokumentoj me fakte kete qe deklaron,perndryshe do te jemi te detyruar ti drejtohemi gjykates per kete etiketim.Me pergjegjesi deklarojme se sekretar I KF Besa eshte z.Egzon Maraj I cili eshte edhe I lajmeruar pranë FFK-së se ushtron kete post ne KF Besa.

4.Treneri pa licencë Ismet Munishi ankohet ne referimin ne ndeshjen ndermejet KF Hajvalia – KF Besa,me motivacionin se treshja e referve qenka manipuluar.Mirë more zotri po si nuk te vjen turp per nje deklerate te tille kur ti nga minuta e parë e takimit je leshuar ne fyerje dhe sharje me femij e familje ne drejtim te referit kryesor,duke u bazuar ne paranojat tuaja se referet jane tendencioz.

5.Lusim KF Hajvalia, FFK-në dhe të gjithë personat kompetent te marrin masa rigoroze ndaj ketij njeriu I cili me deklerata dhe sjellje te shtyn te dyshosh ne te.Kerkojm qe per te miren e futbollit te marrin masa nje orë e me parë ndaj ti,per shpifje dhe denzinformim te opinionit.Ky intrigant, mashtrues dhe person I pa ekuilibruar,me keto sjellje largon investitoret,donatorët dhe gjithë njerzit e vullnetit të mirë qe jane te interesuar ta lartesojne futbollin Kosovar.

6.Ky person duhet te deklarohet se pse e pengojnë sukseset e vazhdueshme te KF Besa,sepse eshte e disata here qe merret me KF Besa dhe leshon akuza dhe intriga te pa bazuara ndaj nesh.

Jemi te detyruar qe ndaj ketyre sjelljeve te njeriut te pa ekuilibruar te marrim masa gjygjesore,sepse edhe ne kemi dinjitet dhe nuk lejojmë qe me nje qytet të luaj një person I pa vlerë.

7.Nuk I ben nder futbollit Kosovar,KF Hajvalisë dhe mbarë futbolldashesve nje njeri I cili per ti mbuluar mos sukseset e veta leshohet ne fyerje ndaj te gjithëve.

8.Lusim mediat e sidomos RTK qe personit ne fjale te mos I ipet hapsirë mediale apo nivel I analistit (nuk ka kfalifikim),sepse ky person nuk ja don te miren futbollit Kosovar.Me hapsiren qe po I ipet ky po e keqperdor per etiketime te pabaza,dhe po jep pershtypje te gabuar ne opinion.

9.Falenderojm FFK-në,Shoqaten e referve dhe te gjitha strukturat per organizim te nje kampionati ne menyrë perfekte,dhe ne te njejten kohe kerkojme qe te merren masa ndeshkuese per gjithe ato sjellje te nje njeriu te pa sjellshem si Ismet Munishi.