Besa Famiglia triumfon në kryeqytet

Besa Famiglia ka shënuar fitore të lehtë në derbin e Superligës së Hendbollit me Prishtinën.

Pejanët fituan me rezultat 34:25.

Takimi i luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ishte i barabartë vetëm në minutat e parë të takimit, pasi në vazhdim lojtarët e Besës thellonin në vazhdimësi epërsinë.

Pas kësaj fitore, Besa Famiglia vazhdon ecurinë fantastike pa humbje këtë edicion, duke blinduar kështu pozitën e parë në renditje. (Gazeta Olle)