Besa Famgas zhvilloi stërvitjen e fundit në Banjallukë, para ndeshjes së nesërme me Boracin

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, po e zhvillon stërvitjen në palestrën “Borik” në Banjallukë.

Besa Famgas nesër nga ora 18:00  luan ndaj Boracit në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Pejanët e kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 24:22. Synimi është avancimi tutje, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Lojtarët e Besa Famgas janë shumë të motivuar, përkundër udhëtimit shumë të gjatë dhe pritjes prej tri orëve në kufirin mes Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.