Besa Famgas për festë të Pavarësisë kërkon suksesin edhe ndaj ish-kampionit

Klubi nga Rumania, Potaissa Turda për herë të dytë vjen në Kosovë për të luajtur ndeshje evropiane.

Ajo për herë të parë ishte në nëntor të vitit 2017. Saktësisht më 25 e 26 nëntor, Turda ishte përballur me Trepçën në Mitrovicë në raundin e tretë të Kupës Sfiduese, që tani njihet si Kupa Evropiane.

Turda kishte skuadër të nivelit evropian. Atë edicion e mbylli me sukses të madh, me titull të kampionit në Kupën Sfiduese (Challenge Cup). Atmosfera në ‘Minatori’ ishte e bukur në ato dy takime të nëntorit 2017.

Bukur e zjarrtë pritet të jetë edhe të dielën në ‘Karagaçi’ në Pejë. Besa Famgas e pret Potaissa Turdan në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Shpresat janë që ndeshja të jetë vazhdimësi e rezultateve të mira të Besës, jo një fillim i ri i suksesshëm për skuadrën rumune.

Besa në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës. Potaissa Turda fillon prej raundit të tretë.

Ndeshja zhvillohet të dielën (28 nëntor) prej orës 18:00. Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari aktual i Besa Famgas, Deniz Terziqi ishte pjesë e Trepçës në ato dy takime.

Trajneri i Empolit pret rikthimin e Bajramit: Duhet të rritet, por jemi të lumtur

Feronikeli kërkon lojtarin e 12-të ndaj Ballkanit: Klubit i nevojitet mbështetja juaj, t’i përkrahim ata që na dhuruan shumë trofe