Besa Famgas me kundërshtar nga Kroacia

Besa Famgas do të udhëtojë në Kroaci për ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Kundërshtar i Besës së Pejës është ekipi kroat MRK Sesvete.

Shorti për raundin e tretë është tërhequr të martën në Vjenë.

Ndeshja e parë luhet në Kroaci në fundjavën e parë të dhjetorit, ndërsa e kthimit në Pejë, në fundjavën e dytë të dhjetorit.

Në raundin e dytë Besa Famgas e kaloi Helsinkin. Synim i Besës do të jetë kalimi edhe i skuadrës kroate.

Kosova luan në shtëpi ndaj Ukrainës, këta janë lojtarët e ftuar nga përzgjedhësi Arben Simitçiu

Ndodh edhe kjo, ylli i Romës refuzon ftesën e Kombëtares për të luajtur në Kampionatin Botërorë