Besa Famgas fiton titullin e kampionit te kadetët

Ka përfunduar edicioni 2021/2022 në ligën e kadetëve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet e fundit janë luajtur në fundjavë, para atyre të Superligës së seniorëve.

Gara për titull të kampionit ishte e fortë, ndërsa në fund titullin e ka fituar skuadra pejane, Besa Famgas. Besa mblodhi 33 pikë nga 18 ndeshje. Kampionatin me 32 pikë e përfundoi Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa Deçani mblodhi 31 pikë dhe përfundoi i treti.

Besa Famgas në xhiron e fundit e ka mposhtur Trepçën në Mitrovicë me rezultat 30:16 dhe kështu ka siguruar pozitën e parë. Fitore shënoi edhe Vëllaznimi, 42:20, ndaj Drenicës. Deçani e mposhti Prishtinën me rezultat 27:24.

Kërkesë e UEFA-s, stadiumi “Air Albania” ul kapacitetin e tifozëve! Nuk do të jenë 22 mijë tifozë

Gjyqtarët e javës së 24-të në BKT Supeeligë, Çaka në derbin e Anamoravës