Besa Famgas e Prishtina në finale të Ligës së Juniorëve

Besa Famgas e Prishtina janë kualifikuar në finale të Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll.

Të hënën në Prishtinë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Final 4 të ligës së juniorëve (U20).
Besa Famgas fitoi bindshëm, 36:24 ndaj Kastriotit të Ferizajt.

Edonis Hajra i realizoi plot 17 gola për ekipin pejan. Diolen Ajvazi kishte 9 gola për Kastriotin.
Dukshëm më e barabartë ishte ndeshja Prishtina – Rahoveci. Prishtina fitoi me rezultat 34:33, por vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt përfundoi 29:29.

Elion Goçi i kishte 14 gola për prishtinasit, derisa 12 gola për Rahovecin i kishte Granit Kadiri.

Të martën prej orës 18.00 është ndeshja për vend të tretë mes Kastriotit e Rahovecit.

Besa e Prishtina takohen në finale nga ora 20.00.

Torcida me thirrje para duelit ndaj Yllit

“Asllani është e ardhmja”, Lautaro Martinez: Më ka habitur, nuk më foli për disa ditë