Besa Famgas dhe Trepça përfundojnë rrugëtimin evropian, rikthehen në sfidat kampionale

Pas eleminimit nga ndeshjet evropiane, kampionia Besa Famgas dhe fituesja e Kupës, Trepça, u rikthehen sfidave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të enjten Besa dhe Trepça i luajnë ndeshjet e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës. Besa e pret Kastriotin në palestrën “Karagaçi” prej orës 18:30. Skuadra nga Ferizaji ka treguar ndeshje të mira këtë edicion dhe synon pikë nga udhëtimi i vështirë në Pejë.

Derbi interesant pritet të jetë edhe mes Trepçës dhe Prishtinës, që zhvillohet prej orës 18:00, në palestrën “Minatori”. E frymëzuar nga paraqitjet e mira në Bosnjë-Hercegovinë, skuadra mitrovicase synon fitoren ndaj Prishtinës e cila udhëton me optimizëm fitore.

Të enjten është edhe ndeshja Vëllaznimi – Vushtrria (18:00), derisa ndeshja Deçani – Rahoveci është shtyrë. /Gazeta Olle/

FC Prishtina 01 e nis me fitore në Main Raund të Ligës së Kampionëve

Kosova u18 nis grumbullimin e parë, ftohen 34 lojtarë nga klubet kosovare