Besa e pandalshme

Ndeshja e parë e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, në hendboll në derbin ndërmjet Besa Famiglias dhe Prishtinës u ka takuar vendasve 30:26. Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Karagaçi’, solli një ndeshje të fort ku të dy ekipet aplikonin mbrojtje të fort me sulme të suksesshme.

Ishin nikoqirët të cilët arritën që pjesën e parë ta mbyllin me dy gola epërsi 18:16. Edhe 30-të minutëshi i dytë ishte i ngjashëm me atë të parin ku të dy skuadrat tregonin lojë të fort por, në fund ishin pejanët, të cilët iu gëzuan fitores me rezutalt 30:26.