Besa e Kavajës thërret Morinën, gjakovari pret oferta tjera

Futbollisti i Vëllaznimit, Albutrint Morina, ka gjasa që ta vazhdojë karrierën te Besa e Kavajës në Shqipëri, mirëpo është ende në pritje të ofertave.

“E kam një propozim nga Besa e Kavajës, por ende nuk kam vendosur, pasi që as me Vëllaznimin nuk kam ndonjë marrëveshje. Tani për tani jam në pritje të ofertave”, deklaroi Morina për GazetaOlle.com.

Mesfushori gjakovar ka pasur një sezon pozitiv me Vëllaznimin, ani pse skuadra e tij nuk arriti që të mbijetojë në sfidën e barazhit. /Olle