Besa e akuzon rëndë Munishin

Pas deklaratave të fundit të trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishit, Besa ka reaguar përsëri përmes një njoftimi për shtyp, duke lëshuar akuza të rënda drejt Munishit.

Më poshtë e keni komplet njoftimin prej nëntë pikave, të cilin klubi pejan e lëshoi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook

“Jemi te obliguar te ragojmë për linçimin e orkestruar ndaj KF Besa. Nje grusht mjeranësh,llum I shoqëris,njerëz pa vlera si Ismet M dhe shokët e ti të Bamboo’s, nuk kanë të ndalur duke thurrur konspiracione dhe te paverteta ne drejtim te KF Besa. Ky konspiracion ndaj KF Besa I ideuar nga njeriu nen çdo vlerë si Ismet M dhe I perkrahur nga disa zyrtar te kundershtarve tonë eshte duke u bere me tendencen e vetme per te na ndalur ne rrugëtimin tonë drejt titullit kampion. Ky avokat, pretendent per politikan dhe njeri I çekuilibruar si Ismet M pasi eshte denuar per reagimet adoleshente ne drejtim te KF Besa, FFK-së dhe Referve ka filluar tash te mirret me punen e prokurorit,avokatit dhe policit duke mos pasur mundesi te ushtroj zejen e trenerit edhe pse I pa licencë.

1.Tani ty z.Ismet M I cili po shtiresh si njeriu I gjithë ditur dhe po e drejton gishtin nga ne dhe po na akuzon me logjiken tende te mjerë,po te drejtohemi drejtë per drejtë. Ti Ismet M sebashku me Drejtorin e Llamkos Kosova z.Jeton Sadiku,dhe një person tjeter te cilit per respekt nuk po e permendim dhe udheheqesin e tifo grupit Forca nga Vushtria keni ardhur ne muajin maj.2014 duke kerkuar te trukoni ndeshjen ne mes KF Besa dhe KF Llamkos Kosova në Pejë.

2.Ti z.Ismet M duke u nisur nga fakti se e ki fituar titullin kampion vitin e kaluar duke e trukuar komplet kampionatin e Kosoves ne futboll po mendon se edhe KF Besa udhëhiqet nga ai mentalitet I ulet si I juaji dhe I shokëve tuaj.

3.Ti z.Ismet M po mendon se me intriga,llafe kafenesh dhe sjellje idioteske mund te minimizosh suksesin e KF Besa.Ty zotri po te pengon organizimi dhe ecuria e KF Besa, sa ki kaluar në urejtje patologjike ndaj nje qyteti të tere si Peja.

4.Me keto sjellje te z.Ismet M dhe shokëve te vet si manipulatoret me te medhenje te kampionateve te kaluara, po behet presion I drejt per drejte ne shoqaten e referve duke u munduar qe ne çdo menyre te ndalin suksesin me se te merituar te KF Besa.

5.Eshte e pa kuptimtë se si disa gazetarë dhe portale e media publikojnë deklerata te pamatura nga ky shpifës dhe njeri me paranoja,si dhe nga shokët e tij te cilet eshte mekat qe janë ne futboll sepse janë iniciator te se këqijave ne futbollin Kosovar.

6.Tani z.Ismet M duke qene I palicencuar dhe I denuar nga komisioni diciplinor, paska hapur studio te inçizimeve dhe po pretendojka te merr te drejtat e transmetimit te ndeshjeve nga viti I ardhëshem.

7.Ky manipulator I cili mburret per karier te bujshme duhet te deklarohet per mos mbulimin e 200.000 € tek KF Llamkos Kosova,duhet te na tregoj se gjatë kohës sa ka luajtur ne KF Vllaznimi,thuhet se me shume ka qendruar ne shtepi publike se sa ne trening me ekipin e Vllaznimit. Prandaj I keshillohet keti personi ti kthehet vetvetes dhe ti regulloj gjanat e veta e jo te miret natë e ditë me KF Besa.

8.Qke ti besh z.Ismet M,ke pasur fatin e keq te jetosh ne kohen e KF Besa dhe nuk mund te tregosh potencialin tend te madh qe e ke.

9.Tani z.Ismet M je ne nje klub si Hajvalia e cila e ka nje tradite dhe nuk te lejon te besh manipulime per te cilat je i njohur ti se bashku me grupin tend,dhe nuk te ka mbetur tjeter vetem te miresh me suksesin e klubeve tjera.

Dashamirë të KF Besa na vjen keq që po ju bezdisim me keto reagime por po jemi te shtyrë te reagojmë dhe mos te lejojmë njollosjen e suksesit tonë të arritur me mund dhe sakrifica te medha.

Ky njeri I çekuilibruar si Ismet M po mundohet te na perdhos mundin dhe angazhimin,e kete ne nuk e lejojm se ka shume njerëz qe janë te angazhuar ne organizimin dhe suksesin e KF Besa”, thuhet në njoftimin e Besës.