Bertolacci, blerja italiane më e shtrenjtë e Milanit që nga viti 2002

Mund të duket e pabesueshme, por është plotësisht e vërtetë. Një futbollist jo edhe aq i njohur si Andrea Bertolacci, do të bëhet italiani më i shtrejtë që e ka blerë Milani në 13 vitet e fundit.

Sipas “Corriere dello Sport”, ai do t’i kushtojë Milanit 20 milionë euro, shifër me të cilën Milani s’ka goditur italian që prej vitit 2002.

Mësohet se marrëveshja me Romën është kryer dhe Bertolacci do t’i bëjë testet mjekësore të hënën. /Olle