Bersant Celina vjen me deklaratë interesante pas humbjes nga Norvegjia

Përfaqësuesja e Kosovës nën moshën 21-vjeçare është mposhtur me rezultat të thellë 5:0 nga Norvegjia. 

Ka ardhur edhe humbja e dytë e Kosovës U21 në Grupin 5 për kualifikimet e vlefshme për kampionatin botëror.

Ekipi përfaqësues i Kosovës i udhëhequr nga Rafet Prekazi është mposhtur me rezultat të thellë 5-0, duke mos mundur t’i bëjë ballë aspak Norvegjisë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tretë nga Morten Thorsby, ndërsa për 2-0 shënoi Kristoffer Ajer, i cili dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Norvegjisë që shënuan edhe tri gola, ku serinë e hapi Birk Risa, ndërsa për 4-0 shënoi Erlend Reitan.

Rezultati vendimtar u vulos në minutën e 87 nga Andreas Hanche-Olsen.

Ylli Kosovës, Bersant Celina, vlerëson se rezultati nuk është pasqyrë reale.  “Pësuam gol të hershëm dhe kjo i çliroi norvegjezët nga presioni. Megjithatë, ne edhe pas golit të dytë luajtëm mirë, por nuk i shfrytëzuam rastet që na u krijuan. Pas kartonit të kuq më nuk patëm mundësi të bëjmë diçka më tepër. Norvegjia ka ekip shumë të mirë. Unë u përpoqa ta bëj më të mirën, por sigurisht se kemi mundur të bëjmë më shumë, por rrjedha e lojës shkoi keq”, deklaroi futbollisti i Twentes shkruan FFK, përcjellë Gazetaolle.com.

Kosova e humbi edhe ndeshjen e parë nga Irlanda me shifrat 1:0. /Gazetaolle.com