Bersant Celina flet për trajnerin e ardhshëm, Pep Guardiola

Bersant Celina është afër të arrijë marrëveshjen për kontratën e re me Manchester Cityn.

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës, ka folur për të ardhmen e tij dhe trajnerin Pep Guardiola.

Spanjolli nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë cityn.

Celina së pari flet për Manuell Pellegrinin, falë të cilit debutoi në Premierligë.

“Personalisht ai ka qenë një ndihmesë e madhe për mua. Ai është I vetmi që më dha rastin të luajë në një klub të madh. Unë i jam suhmë mirënjohës për rastin që më dha”, deklaroi Celina për “DailyMail’, raporton GazetaOlle.com.

guardiola

Ai shpreson që sezonin e ardhshëm të luajë rregullisht për Cityn, pavarësisht se trajner I ri është Guardiola. “Do të jem me ekipin e parë edhe sezonin e ardhshëm, kështu që trajneri i ri (Guardiola) do të më shoh mua. Nëse i duhem ose dëshiron që unë të rrijë, unë do ta bëjë këtë. Nëse jo, gjëja më e mirë do të ishte të huazohem dhe të luajë me ndonjë skuadër të parë. Jam i lumtur të shkojë kudo, por nëse shkojë në ndonjë ligë të mirë. “Unë vendosa me trajnerin bashkë që të rrijë në janar. Ishte vendim i mirë, pasi debutova në Premierligë”, shtoi lojtari nga Prizreni.

“Ne të gjithë e dimë se si luan Guardiola. Kthen topin prapë, dhe dëshiron ta mbajnë atë. Është përafërsisht mënyrë e njëjtë e lojës që luajmë ne – por do ta shohim sezonin tjetër. Ne kemi shumë liri me tpoin, por natyrisht se këtu ka të bëjë shumë me taktikën”, theksoi Celina për Guardiolan. /Olle

bersanttt