Futbollisti kosovar tha se ky ishte goli më i mirë që ka shënuar në karrierën e tij, shkruan Gazeta Olle.
Ky gol i bukur u shpërlbye pasi u shpall si goli i muajit në “League One” për muajin nëntor.
Goli i Celinës fitoi plot 51% të votave në Twitter, në mesin e golave më të bukur.
“Sapo e godita, e dija se po hynte”, tha Celina për faqen e internetit të klubit.
“Ishte një top i mrekullueshëm nga pjesa e pasme dhe sapo pashë hezitimin në mbrojtje, e kuptova se kisha një hap për të shënuar golin.
Kam shënuar disa gola të mirë në karrierën time, por ky ishte më i miri”, tha ai.
Bersant Celina doing more ridiculous League One things at Ipswich pic.twitter.com/rZLscBU3QP
— James Dart (@James_Dart) November 29, 2021
/Gazeta Olle/