Bernard Jakaj mposht boksierin boshnjak

Bernard Jakaj e ka fituar meçin ndaj boksierit boshnjak Enid Numanoviq të shtunën mbrëma në një mbrëmje boksi në Austri.

Boksieri gjakovar ia shkaktoi humbjen e parë në Numanoviqit në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj regjistroi fitoren e 16-të, prej tyre tetë me nokaut. 26-vjeçari nuk ka barazime apo humbje.

Jakaj ishte kontestuar nga opinioni pas meçit në “Fadil Vokrri” më 5 gusht, pasi mposhti me vendim të diskutueshëm të gjyqtarëve, Marcos Nicolas Karalitzkyn.

Salah shkruan emrin në historinë e klubit, shënon 200 gola me Liverpoolin

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 17-të, vëmendja në derbin e Anamoravës