Bernard Challandes paralajmëron Zvicrën për miqësoren me Kosovën

Bernard Challandes është deklaruar për miqësoren që Kosova do ta zhvillojë ndaj Zvicrës.

Ish-strategu i Kosovës ka thënë se kjo ndeshje do të jetë si një festival i vërtet futbolli, duke ditur se kush luan për të dy vendet dhe se sa të lidhura janë me njëra-tjetrën.

Tutje, ai ka thënë se të gjithë në Kosovë janë krenarë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për arritjet e tyre.

“Kur Përfaqësuesja jonë arrin suksese, mund të shohësh flamuj zviceran duke valuar në Prishtinë. Gjithashtu, të gjithë në Kosovë janë krenarë me Shaqirin e Xhakën, për arritjen e tyre”.

“Ka shumë lojtarë të talentuar në klube dhe në rrugët e Kosovës. Është vetëm çështje e vazhdimit të punës dhe duhet të jenë të qetë”.

“Kosova e ka një ekip më kualitet të lartë”, ka shtuar më tej zvicerani.

“Dardanët” e fyejnë rëndë Andi Zeqirin, futbollistin që zgjodhi Zvicrën para Kosovës

La Gazetta dello Sport: Milani dhe Interi të gatshëm të largohen nga Milano dhe “San Siro” – projekti i “Katedrales” është anuluar