Bernard Berisha sqarohet sërish për gjestin: “Për dy vjet nuk bisedova me trajnerin për t’ia shprehur paknaqësinë”

Bernard Berisha është rikthyer sërish një javë më herët, për të komentuar golin dhe gjestin e tij.

Ai shënoi një gol të bukur në takimin e humbur 2:1 ndaj Greqisë. Aktivizimi i tij në lojë në fillim të pjesës së dytë erdhi për herë të parë në një ndeshje zyrtare, prej se drejtimin e Kombëtares e mori, Bernard Challandes.

“Së pari ndeshja me Greqinë ishte shumë e vështirë, e kemi përjetuar të gjithë atë humbje. Patëm shumë mungesa dhe shkoi si shkoi, tani e gjithë vëmendja është aty. Shpresoj të fokusohemi më shumë dhe të jemi sa më të përgatitur fizikisht”, ka thënë Berisha për Duelin Sportiv në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Olle.

Askush nuk arrin me e kuptuar, nuk ka qenë vetëm për trajnerin, por për të gjithë aty. Mënyra se si jam trajtuar ka qenë e gjitha. Nuk ka qenë e lehtë për mua që për dy vite se sa I rëndësishëm kam qenë unë. Asnjëherë për dy vjet nuk kam pasur bisedë me trajnerin për ta shprehur paknaqësinë. Momenti I golit ishte vetëm për shkak të paraqitjeve të mia, pasi kam merituar më shumë. Trajneri ka merita të mëdha për të arriturat e trajnerit”, shtoi sulmuesi i majtë i Terek Groznyt të Rusisë.

Ai kujton edhe një herë bisedën me trajnerin Challandes pas ndeshjes.

“Pas ndeshjes më është drejtuar që kam luajtur mirë, kam bërë gol të mirë, por reagimi nuk ka qenë i duhur. Prej atëherë askush nuk më është lajmëruar dhe tani jam tek klubi për të dhënë kontributin tim. Ju kam kërkuar falje gjithë shikuesëve për gjestin, pasi janë mbetur të habitur, sepse gjithë më njohin ndryshe”.

Bernardi përmendi edhe kohën kur kishte zgjedhur për të luajtur për Kosovën, pavarësisht se kishte mundësinë që të luantë për Shqipërinë.

“Kur më ka thirrur legjenda Fadil Vokrri për të ardhur për Kosovën unë kam pranuar pa hezitim”.