Bernard Berisha sponsorizon klubin shqiptar në Gjermani, FC Alba Augsburg

Bernard Berisha ka treguar edhe një herë anën humane të tij.

Lojtari më i përfolur në dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator, për shkak të super golit dhe gjestit të tij, ka sponsorizuar klubin shqiptar në Gjermani, FC Alba Augsburg.

Berisha, që po kalon në formë të lartë me Akhmat Groznyn në Rusi, u ka blerë fanellat FC Albas, shkruan Gazeta Olle.

Emri i Bernardit dhe numri 23 do të figurojnë në këto fanella.

FC Alba garon në ligat e ulëta të Gjermanisë. Klubi përbëhet nga shqiptarë. Kryetar është Haki Gashi, ndërsa menaxher Lulëzim Morina.