Bernard Berisha shënon gol me vollej ndaj Zenitit (VIDEO)

Bernard Berisha nuk ka të ndalur. Lojtari më në formë i Kosovës ka shënuar edhe në derbin me Zenitin, në kampionatin rus.

Bernardi realizoi në minutën 26′ gol me vollej për barazimin 1:1 të Akhmat Groznyt.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, shkruan Gazeta Olle.

Berisha asistoi për Kosovën edhe në humbjen 2:1 ndaj Sllovenisë.