Bernard Berisha përsëri në Kosovë, takohet me futbollistin e njohur

Bernard Berisha ka lënë pas skuadrën e Akhmat Grozny në Antalya.

Sulmuesi kosovar u rikthye në vendlindje pasi mori disa ditë pushim nga skuadra që kreu fazën përgatitore, shkruan Gazeta Olle.

Ai me të ardhur në Kosovë vendosi të takohet me ish-bashkëlojtarin e tij tek Besa e Pejës, Mensur Durakun.

Ata shkrepën edhe një fotografi së bashku, të cilën më pas e postoi në rrjete sociale Duraku.

“Djaloshi i cili nuk e harron të kaluarën, rrespekt shoki jem”- ka shkruar ish-futbollisti i rrezikshëm i Besës.

37 vjeçari nuk është dorëzuar akoma nga futbolli aktiv, pasi po paraqitet për skuadrën e Dardanisë nga Qyshku në Ligën e Dytë./GazetaOlle/