Bernard Berisha: Ndeshje e vështirë, shpresoj t’ia dalim

Bernard Berisha vlerëson sfidë tejet të vështirë përballjen me Islandën, që luhet të premten në “Loro Boriqi” të Shkodrës.

“Ndeshje e vështirë, shpresoj t’ia dalim”, ka shkruar Berisha në Facebook, përcjellë Gazeta Olle.

Mesfushori i krahut të majtë po kalon formë të mirë me skuadrën e re, Terek Grozny në Rusi, duke luajtur të gjitha ndeshjet titullar. Ai pritet të rikthehet në krahun e majtë të sulmit të Kosovës, pas mungesës ndaj Turqisë, shkaku i shëndetit.