Bernard Berisha, futbollisti i vitit në Kosovë?

Që prej lejimit të ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, futbollistëve të Superligës iu është shtuar konkurrenca për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Kjo për shkak se në konkurrencë tani hyjnë edhe lojtarët e Përfaqësueses.

Madje, gjasat më të mëdha edhe këtë herë janë që lojtari i vitit të vije nga Përfaqësuesja, ashtu siç ndodhi me Loret Sadikun, që mori këtë çmim për vitin 2014.

Lojtari më i mirë zgjidhet nga trajnerët e Përfaqësueseve, kurse disa nga emrat që kanë gjasat më të mëdha për ta fituar këtë çmim janë: Bernard Berisha, Besar Halimi, Bersant Celina, Mërgim Brahimi dhe sërish Loret Sadiku.

Berisha me Skënderbeu shkëlqeu gjatë 2015-ës, madje luajti edhe në Ligën e Evropës, dhe falë performancave të mira pritet të kalojë në Verona të Series A ose në Belgjikë, shkruan GazetaOlle.com.

Ai luajti edhe ndaj Guinesë Ekuatoriale, si dhe ndaj Shqipërisë.

Nga Superliga e Kosovës, më i miri gjatë 2015-ës ishte Behar Maliqi i Feronikelit, por që nuk dihet nëse do të hyjë në konkurrencë, meqenëse nuk u ftuar asnjëherë këtë vit nga përzgjedhësi Albert Bunjaku. /Olle