Berlusconi nuk largohet: S’ka investitor serioz

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka dhënë sinjale që ende do të mbetet në krye të klubit nga “San Siro”, pasi që sipas tij, nuk ka ndonjë afarist të interesuar më seriozisht.

“Unë jam i hapur për të kërkuar dikë që e bën Milanin të pakrahasueshëm në Itali, mirëpo deri më tani nuk e kam gjetur askënd që është shumë serioz”, deklaroi Berlusconi për “Telenorba”.

Tifozët e Milanit po e presin me padurim largimin e tij dhe fillimin e një epoke të re, mirëpo ajo duket se është ende shumë larg. /Gazeta Olle