Berlusconi: Nuk dua ta shes Milanin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se ai nuk dëshiron ta shesë klubin e tij.

78-vjeçari ka thënë se ai nuk është i interesuar që ta shesë klubin e tij, por të gjejë investitorë që së bashku të rindërtojnë klubin.

“Unë nuk dua ta shes Milanin tim. Është e vërtetë se unë po kërkoj dikë që dëshiron të investojë së bashku me mua që ta bëjmë klubin lider në futbollin botëror përsëri”, ka thënë fillimisht italiani.

“Futbolli ka ndryshuar prej ardhjes së dollarëve të naftës. Vetëm kujtojeni se Katari derdh afër 250 milionë euro në llogaritë e PSG-së çdo vit. Ndërsa, një familje e vetme nuk mund të kontribuojë më në këtë mënyrë”, ka shtuar ai.