Berlusconi: Inzaghi mbetet, pas përfundimit të edicionit i bëjmë analizat tona

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka refuzuar të përgjigjet pozitivisht nëse Milani do ta shkarkojë Pippo Inzaghin pas përfundimit të këtij edicioni.

“Inzaghi? Ne do t’i bëjmë analizat tona dhe do të shohim se ku ka qenë problemi i këtij edicioni. Tani për tani është herët dhe s’mund të flasim asgjë për trajnerin”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane.

Ai ditë më parë e ka konfirmuar qëndrimin në klubin e Milanit, duke refuzuar t’ia shesë atë afaristit Mr. Bee. /Gazeta Olle