Berlusconi i pakënaqur me Mihajloviç: Milan totalisht i shthurur

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është tejet i zhgënjyer me trajnerin Sinisha Mihajloviç dhe me rezultat që i ka arritur skuadra kuqezi në krye të tij.

“Një skuadër totalisht e shthurur”, ka thënë Berlusconi pas barazimit 1:1 ndaj Veronës në shtëpi, raporton “Ansa”.

Në dy ndeshjet e fundit, Milani nuk ka arritur të mposhtë asnjërën prej dy skuadrave të fundit në Serie A, Carpin dhe Veronën, duke marrë dy barazime. /Olle