Berisha, Zeneli e Celina nuk luajnë në ndeshjet e marsit me Kosovën, kjo është përgjigjja nga drejtori teknik Muharrem Sahiti

Te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është paraqitur një problem. Arbër Zeneli, Valon Berisha e Bersant Celina mund të mos grumbullohen për ndeshjet e marsit.

Të mërkurën u njoftua se klubet nga Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të lejojnë futbollistët e tyre që t’i bashkohen përfaqësuesve jashtë BE-së.

Kjo është një goditje e madhe për Kosovës, pasi që sipas këtij vendimi, Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në dyshen e Reimsit, Arbër Zenelin e Valon Berishën, dhe në anëtarin e Dijonit, Bersant Celinën.

Rreth kësaj teme, mbrëmë në “ASport” ka folur edhe drejtori teknik te Kosova, Muharrem Sahiti.

“Akoma s’po mundem me besu nëse merret një vendim i tillë. Ne e pamë që po qarkullojnë disa shkrime dhe tash sapo përfundova telefonatën me menaxherin, Bajram Shalën, me të cilin vërtetë u shqetësuam për këtë lajm. Por, akoma nuk kemi marrë diçka zyrtare. Derisa nuk kemi diçka zyrtare, nuk mundemi me konfirmu. Por, nëse është një vendim që do të merret, atëherë do të penalizohemi shumë ngase mund të them lirishit se tre lojtarët kryesor kemi nga liga e Francës dhe për koicidencë asnjë lojtar Suedia nuk e ka në ligën franceze”, ka deklaruar Sahiti.

Ndryshe, Kosova më 24 mars luan ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”. Pas katër ditëve, në kryeqytet gjithashtu zhvillon edhe ndeshjen ndaj kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë, teksa më 31 mars “Dradanët” luajnë në udhëtim te Spanja.