Berisha vjen në kryeqytet si golashënuesi më i mirë në futbollin e Australisë, dhe padyshim se do ta ndihmoj shumë Prishtinën pas fillimit të dobët të edicionit të ri, shkruan Gazeta Olle.
36 vjeçari me të mbërritur ka deklaruar se qëllimi i tij me kryeqytetasit është të fitoj ndonjë trofe.
“Qëllimi im është që të fitojë ndonjë trofe me skuadrën e Prishtinës. I kam përcjellur disa ndeshje dhe mund të them që Prishtina e ka ekipën shumë të mirë. Jam gati për futbollin kosovar dhe do ta jap maksimumin tim”, tha ndër të tjera Berisha, për gazetaren Alba Merovci, RTK.
/Gazeta Olle/