Berisha uron për pesë vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA, tregon momentin më të veçantë me fanellën e “Dardanëve”

Sot është ditë e veçantë për futbollin e Kosovës. Para pesë vitesh, UEFA vendosi ta njihte Federatën e Futbollit te Kosovës si anëtare me të drejta të plota.

Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate, pasi mori 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, shkruan Gazeta Olle.

Futbollisti i “Dardanëve”, Valon Berisha ka folur për këtë ditë të rëndësishme, duke kujtuar disa nga momentet më të mira me fanellën e Kosovës, por duke mos harruar edhe punën e madhe që është bërë deri te pranimi i shtetit tonë në instancat pë të larta të futbollit. /Gazeta Olle/