Berisha titullar ndaj Interit

Etrit Berisha ka rifituar vendin e titullarit, por duke bërë disa gabime, që i kanë kushtuar Lacios. Portieri i kombëtares kuqezi, në fakt, nga bankina e tepërt, ndoshta ka humbur disi ritmin e ndeshjes, teksa duhet theksuar se dëmtimi i Marketit duke festuar te goli i shënuar nga bardhekaltërit ndaj Sampdorias, do ta lërë jashtë italianin të paktën dy ndeshjet e radhës, atë në Kupën e Italisë me Udinezen dhe në kampionat ndaj Interit.
Në të dy këto sfida do të mbrojë portën prishtinasi, teksa do të jetë edhe nën vëzhgim nga trajneri Pioli, pasi ky i fundit rrezikon stolin në rast të ndonjë eliminimi në Kupë.