Berisha: Të gjithë më thërrasin baxhanaku, unë nuk i dua portierët

Besart Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve pas stërvitjes së parë me Kosovën.

Ai foli edhe për nofkën ‘baxhanaku’ të lënë nga sulmuesi, Vedat Muriqi, dhe baxhanakun e tij, portierin Samir Ujkani, i cili pësoi disa gola nga Besarti.

“Të gjithë po më thërrasin baxhanaku, nuk e kam problem. Sa i përket Ujkanit unë nuk i dua portierët”, tha Berisha në shaka, shkruan Gazeta Olle.